Një sulm i dyfishtë ka shkaktuar një masakër gjatë natës në qytetin e Bengazit, një qytet në lindje të Libisë, ku janë vrarë 27 persona dhe janë plagosur 32 të tjerë ndërsa midis viktimave ka edhe eksponentë të lartë të vendit.
/Shqiptarja.com
Sulmi është kryer me dy makina bombë, të cilat u shpërthyen në lagjen al-Salmani ndërsa besimtarët po largoheshin nga xhamia në fund të lutjes së mbrëmjes.
Policia e zonës po heton për të gjetur autorin, i cili dyshohet se është terrorist i Revolucionit Bengazi, një koalicion militantësh islamikë.
Në fillim, policia konfirmoi për 7 të vdekur dhe njëzet të plagosur, por bilanci u përkeqësua gradualisht ndërsa shumë nga të lënduarit vdiqën në spital.
Redaksi Online
A.Gj/Shqiptarja.com










