BENGAZI - Të paktën 19 persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë, u vranë nga shpërthimi i një makine bombë pranë një spitali në qytetin Bengazi, tha një zyrtar vendas BBC-në. Zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se të paktën 30 persona të tjerë u plagosën në shpërthimin me makinën bombë në Bengazi.

Ky sulm pason një seri shpërthimesh në qytetin lindor në ditët e fundit. Siguria mbetet e brishtë në Libi që prej kryengritjes kundër Muammar Gadafit në 2011 me protesta nga milicia dhe sulme nga islamistët.

Në fund të prillit, një makinë bombë shpërtheu jashtë ambasadës franceze në kryeqytetin Tripoli, duke plagosur dy roje francezë dhe disa banorë. Autoritet vendase bëjnë të ditur se deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit me bombë.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)