Libia në luftë - një vend zhytet në kaos

Libia në luftë - një vend zhytet në kaos

Luftë shtëpi më shtëpi në Tripoli. Militantë të veshur me rroba të zakonshme. Ata mbajnë automatikë rreth qafave. Pasi kalojnë një barrikadë, ata duket se gjuajnë në ajër. Por ajo që nuk dallohet në pamjet e marra në kryeqytetin libian janë trupat e ish-gjeneralit të Gaddafit, Khalifa Haftar.

Prej dy muajsh ai po përpiqet të marrë qytetin. Deri tani pa sukses. Por situata po përkeqësohet. Kështu që OKB-ja kohët e fundit kaloi në siguri nga kampet e burgjeve libiane rreth 150 gra dhe fëmijë. Ndërtesa e Parlamentit në Tripoli u godit nga një raketë. Një punonjës i qeverisë thuhet se është rrëmbyer.

Por krizat dhe konfliktet nuk janë asgjë e re për këtë vend. Të paktën që prej së ashtuquajturës Pranverë Arabe dhe fillimi i kryengritjeve në vitin 2011, Libia është e përfshirë nga kaosi. Lufta civile filloi me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe përmbysjen e diktatorit Muammar al-Gaddafi. Libia u nda në strukturat e vjetra të fiseve. Ekonomia pësoi kolaps. Islamistët u përhapën.

Zgjedhjet që u zhvilluan në vitin 2014 dhe që synonin të transferonin pushtetin politik te popullin i Libisë, u shoqëruan me atentate dhe me dhunë. Qeveria më pas u shpërbë.

Aktualisht ekziston një qeveri e njohur nga OKB në Perëndim të vendit, e kryesuar nga Fayez al-Sarraj. Dhe qeveria në Libinë lindore, nën udhëheqjen ushtarake të ish-gjeneralit të Gadafit, Khalifa Haftar. Hapur kjo qeveri vërtet që mbështetet vetëm nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por mbi të gjitha, për shkak të luftës së Haftarit kundër islamistëve, atë e mbështesin - fshehtas - dhe Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shtete të tjera perëndimore. Kjo po e shpërbën Libinë, sipas të dërguarit të OKB-së për Libinë, Ghassan Salameh.

Lybien Truppen der libyschen Einheitsregierung starten Gegenoffensive (Getty Images/AFP/M. Turkia)

Rëndësia e Libisë për botën e jashtme

"Unë besoj se bashkësia ndërkombëtare po i bën dallimet më të mëdha se janë. Ata duhet të ndjekin një vijë unike, të synojnë një marrëveshje minimale, për t'i bërë palët e konfliktit t'i kthehen arsyes dhe të negociojnë", thotë Salamehu.

Khalifa Haftari komandon në Lindje të Libisë forcat më të forta të armatosura. Të pajisura me armë moderne. Armë të cilat, sipas të dërguarit të OKB-së, vijnë nga jashtë kufirit. Shumicën e herëve pa u vënë re.

Salamehu thotë se "ka shumë aktorë ndërkombëtarë që i kanë eksportuar këto armë në Libi. Shtete të tjera i kanë transportuar armët me anijet e tyre në Libi. Kjo është një shkelje e dukshme e vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ".

Për botën e jashtme, Libia është e rëndësishme për dy arsye kryesore: Ajo ka rezervat më të mëdha të naftës në Afrikë dhe është bërë një vend i rëndësishëm tranziti për refugjatët.

Por, megjithë mbështetjen nga jashtë dhe një ushtri të pajisur mirë, Khalifa Haftari po përparon shumë ngadalë në marrjen e Tripolit. Me siguri edhe sepse nuk dëshiron të kryejë ndonjë masakër dhe për këtë arsye i ka urdhëruar trupat e tij të heqin dorë nga armët e rënda - sepse qëllimi i tij është të marrë kryeqytetin për ta deklaruar veten sundues legjitim. Dhe do të ishte keq për reputacionin e tij nëse ai rrugës për në pushtet të vriste qindra civilë.

Nëse Khalifa Haftari do ta fitojë luftën për Tripolin, kjo nuk është e qartë. Por ekspertët besojnë se ai nuk ka alternativë tjetër. Sepse fiset dhe militantët që luftojnë për Haftarin vështirë se do të pranonin një humbës në kreun e tyre. /DW

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë