KORÇË - Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, ka vazhduar takimet në qytetin e Korçës, duke diskutuar për investimet në bujqësi.
Rama ka firmosur kontrata për investuesit dhe biznesmenët, tё cilët kanë përfituar nga skemat e mbështetjes financiare në bujqësi dhe blegtori. Kreu i mazhorancës inkurajoi qё tё fokusohen nё realizimin e sa më shumë projekteve, si mënyra e duhur për të siguruar mbështetje financiare dhe sukses, nё kёtё rrugë të re tё bashkëveprimit ndërmjet investuesve dhe Qeverisë.

"Sot është momenti kur duhet bërë një zgjedhje shumë e qartë; Ose vazhdimi në rrugën e vjetër, që fondet e shtetit të thërrmohen dhe të shpërndahen si lëmosha partiake tek disa qindra duar për të garantuar një mbijetesë minimale, pa asnjë vazhdimësi, asnjë vend të ri pune, asnjë rritje reale e prodhimit, asnjë rritje reale e eksportit, ose të fokusohemi tek shembujt e suksesit, për ti bërë edhe më të suksesshëm duke rritur vendet e punës, duke rritur prodhimin, duke shtuar zinxhirin e vlerës dhe në fund, duke rritur edhe eksportet. E, faktikisht, ne këtë do të bëjmë!" tha Edi Rama

Firmosja e kontratave është kryer në pemishten e një biznesmeni i cili i është kthyer fshatit duke përfituar në këtë mënyrë me shumë të ardhura nga biznesi i tij. Kryeministri ka vizituar gjithashtu edhe disa biznese të Libonikut të cilat janë të gjitha të mbështetura nga qeveria shqiptare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO