Libra falas/ Veliaj vlerëson nismën e qeverisë: Tregon rëndësinë që i kushtohet arsimit
Një nismë fantastike", kështu e cilësoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendimin e qeverisë për dhurimin e librave falas për të gjithë nxënësit, deri në klasën e katërt.
Kryebashkiaku Erin Veliaj
Një nismë fantastike", kështu e cilësoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendimin e qeverisë për dhurimin e librave falas për të gjithë nxënësit, deri në klasën e katërt. Gjatë një takimi me drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës, ku u diskutua mbi përgatitjet e vitit të ri shkollor, ai theksoi se nisma për libra falas i vjen në ndihmë në radhë të parë atyre që nuk kanë pasur mundësi që 'ti blejnë ato, por edhe tregon rëndësinë që qeveria shqiptare i jep arsimit.
E di që shumica, tashmë është disbursuar pranë familjeve. Do të doja që ta vazhdonim deri në fund, në mënyrë që edhe ata që mund të kenë qenë me pushime dhe nuk i kemi mbërritur dot, të kemi mundësi ta ezaurojmë si proces, i cili është fantastik, për ju, për mua, dhe për gjithë ne që merremi përditë me menaxhim publik. Paratë nuk rriten në pemë, as nuk mblidhen në rrugë, janë nga taksat. Pra qeveria, kryeministri, ministrja e Arsimit, vendosën që t’i heqin nga diku tjetër për të bërë diçka që besoj se të gjithë biem dakord, se është shumë e rëndësishme. Pavarësisht kushteve familjare apo vështirësive, kjo është dhuratë e shtetit shqiptar dhe e qeverisë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj
Ai i bëri thirrje drejtorëve dhe stafeve mësimore që së bashku me administratorët dhe ndërlidhësit të sigurohen nxënësit deri në klasë të katërt të marrin librat dhe bazën e materialeve mësimore, para së hënës kur edhe nis viti i i ri shkollor.
Do të doja që në mënyrë kapilare, me mësuesit, administratorët, ndërlidhësit, administratorët e pallateve, të sigurohemi që librat të mbërrijne në destinacion, apo që prindërit i kanë tërhequr ato. Si bashki do të bashkohemi nismes sidomos për zonat e periferisë dhe zonat e largëta, që të sigurohemi që çdo familje që ka fëmijët në fillore, t’i marrë librat. E thënë troç, kur vetë kryeministri i vendit po lë një orë pune pa bërë, dhe po shkon në një familje t’i çojë librat edhe vetë personalisht, nuk është se s’ka kë dërgon, por është për të dhënë mesazhin se arsimi është shumë i rëndësishem per ne. Bileta jonë për të shpëtuar nga varfëria dhe nga vështirësitë është arsimimi.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21
LIBRA FALAS per zgjedhje te BLERA SHTRENJTE ? KUSH subvencionon ?? SOROSI??APO VANGJUSH DAKO ?? PERSA I takin FIERIT e dime te GJITHE .PAGUAJNE KRIMINELET ( Bilot heqimet BORICET KASTRATET KUCET .
Përgjigju