Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” ka pritur dashamirësit e librit në qytetin e Durrësit. “Logos Hope” ka më shumë se 5 mijë tituj librash dhe po zhvillon një tur në portet e Mesdheut, ku pas Vlorës mbërriti në Durrës. Mes 400 vullnetarëve të ekuipazhit është dhe Armalido Kodra.
“Prej 11 muajsh vullnetar duke vizituar shumë vende dhe duke çuar më tej misionin e kësaj librarie. Librashitës”, thotë ai.
“Nevoja për ta prekur librin fizikisht po bëhet edhe më e madhe pasi teknologjia ka fituar terren më shumë seç duhet, duke shkëputur njeriun nga ndjesitë”, shprehet Mariza Ikonomi, këngëtare.
![]()
Qytetarët kanë mundësi të blejnë libra në gjuhë të ndryshme të botës, duke zgjedhur mes qindra autorëve, përfshirë dhe ata shqiptarë. Libraria lundruese do të jetë e hapur deri më datë 18 tetor në kalatën numër 4 të portit të Durrësit.
Komente

