VLORË- Ka mbërritur në portin e Vlorës libraria më e madhe lundruse në botë ‘Logos Hope’. Libraria do të qëndrojë në portin e Vlorës për dy javë.
Anija interesante në formë panairi ka brenda saj një librari të tërë shërben për të shpërndarë dije, ndihmë dhe shpresë në të gjithë botën përmes artit dhe letërsisë, kumtimit kultuor e shumë të tjera.
Anija përbëhet në një gjatësi prej 132,5 m dhe është e gjjitha e ‘zbukuruar’ nga brenda me 5000 tituj librash të ndryshëm. Brenda në bord janë aktualisht 300 persona vullnetarë.