Librat e ish-Kolonelit Hasa,poeti që
hedh dritë në jetën e personaliteteve

Librat e ish-Kolonelit Hasa,poeti që<br />hedh dritë në jetën e personaliteteve
Letrat dhe kultura shqipe vijon të nxjerr në pah personalitete të ndryshme që japin kontribute të drejtpërdrejta në zhvillimin e lëmit të letërsisë nga pena që vijnë jo vetëm nga kjo fushë por edhe të tjera që në thelb nuk kanë të bëjnë fare me këtë fushë.

Një rast i tillë është edhe Hys Hasa i cili ndonëse prej dekadash ka bërë historinë e tij në fushën e mbrojtjes, si një kolonel që ka përgatitur dhjetra breza ushtarakësh, tashmë po kontribuon edhe në shkrime të ndryshme duke u munduar që të nxjerrë në pah personalitete të cilat kanë kontribuuar për shoqërinë.

Dhe sot, jo rastësisht, gjenerali poet ka promovuar tre librat e tij të cilat flasin për personalitete të fushave të ndryshme të cilat kanë kontribuuar në dekada në Kukës, Has e Tropojë.

Janë tre librat e tij: “Vlera intelektuale kuksiane”, “Gjurmë personalitetesh ushtarake Lumjane” dhe “Lavdi dhe përjetësi” të cilat kanë sjellë në duart e lexuesve vlerat historike e shoqërore të krahinës së Lumës.

Vetë poeti, në një intervistë të dhënë për Shqiptarja.com thotë se vjen përpara lexuesve me një mënyrë të shkruari shumë të thjeshtë por që mbart mbi vete thjeshtësi të njerëzve të thjeshtë që i kanë dhënë shoqërisë kuksiane.

Madje, ai ka edhe një mesazh që iu jep të gjithë njerëzve, që të duan e respektojnë njëri-tjetrin, pasi vetëm kështu shoqëria mund të jetë më pozitive dhe mund ti transmetojë brezit të ri atë çka vërtetë i duhet.

Me këto tre libra që unë kam shkruar, jam munduar që të pasqyroj detaje nga jeta dhe veprimtaria e të gjithë personaliteteve në fusha të ndryshme si arti, kultura, administrata, industria, shëndetësia, ekonomia, etj me qëllim që të mbeten në kujtesën e gjithsecilit dhe të transmetohen ndër breza. Unë dua të lë dhe një mesazh përmes librave të mi, që të gjithë të duan e respektojnë njëri-tjetrin, pasi vetëm kështu shoqëria jonë do të jetë më pozitive” tha Hasa.

Promovimi i librave të kolonel Hys Hasës është bërë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Merrnin pjesë Gjeneral Lejtnant, Nderi Kombit Rrahman Parllaku, Gjenerali Kudusi Lame, Prof-Doktor Shefqet Hoxha, kryetarja e Lidhjes Shkrimtareve të Kukësit Vera Istrefaj dhe shumë personalitete të shquara të Lumës në fusha të ndryshme të jetës.

libri

libri

libri

libri

libri

libri


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë