Librat falas për klasat e 9-vjeçares, Xhixho: Mësuesit i orientojnë prindërit t’i blejnë tekstet në librari, janë të përdorur
Libri i përdorur, i publikuar nga deputetja Erisa Xhixho
Në prag të nisjes së viti shkollor, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka bërë një denoncim sa i përket librave shkollor që jepen falas për klasat e shkollave 9-vjeçare. Deputetja Xhixo ka shpërndarë një bisedë në What’s App të klasës së II-të. Xhixho shkruan se zysha e shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë i orienton prindërit që të blejnë librat në librari.
Deputetja shprehet se librat nuk ka qenë falas, madje edhe në rastet kur ato jepen falas janë të përdorura dhe nuk i ndihmojnë fëmijët për të mësuar.
“Libra falas SKANDAL/ Lexoni mesazhet e mësueseve të shkollës « Fan Noli » në Tiranë, drejtuar prindërve. Tekstet falas, që në fakt nuk kanë qenë kurrë të tilla, por thjesht tekste në përdorim, që nuk i hyjnë në punë askujt. Vetë mësueset, po i orientojnë ata t’u drejtohen librarive, pasi tekste falas nuk ka, ose në rastin më të mirë, janë të papërdorshme. Rasti konkret është shkolla “Fan Noli”, në Tiranë. Përtej propagandës qeveritare, mijëra prindër po detyrohen t’i blejnë librat e ciklit 9-vjeçar, pasi tekstet që ofron shkolla janë të papërdorshme.
Edhe këtë vit, ndryshe nga moshatarët e tyre të gjithë sistemit parauniversitar në rajon dhe Europë, prindërit e nxënësve shqiptarë do të detyrohen të paguajnë, fatura që variojnë nga 30 mijë lekë, deri në 120 mijë lekë, në mos më shumë. Një shpenzim shtesë në këtë kohë krize u shtohet familjeve shqiptare, ndërsa kryeministri dhe ministrja e Arsimit përsërisin në ekrane të njëjtën gënjeshtër të teksteve falas”, shkruan deputetja.
Sipas Xhixhos, librat falas janë një propagandë e qeverisë, ndërsa prindërit në këtë kohë krize janë të detyruar të paguajnë edhe librat e fëmijëve, fatura e tyre shkon nga 3 mijë lekë deri në 12 mijë lekë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’
9 Janar, 16:05
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Pas raportit të UNESCO, Partia e Lirisë: Arsimi, emergjencë kombëtare
7 Janar, 14:41
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Vendi dje në ‘blackout’, Blushi: Energjia, plaçkë e Ballukut, korrupsion kriminal në sistemin energjitik!
6 Janar, 16:43
-
Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e Partisë së Lirisë ‘e djegin’ në festën e fundvitit dhe i këndojnë këngë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:17
-
'SPAK po tregon se askush nuk është mbi ligjin', Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, deputetët 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend
29 Dhjetor 2024, 12:53
-
Në hetim për korrupsion e pasurinë, Meta fushatë nga qelia me facebook, përdor arkivën e fotove të takimeve kur ishte president
28 Dhjetor 2024, 12:43
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
Librat të përdorur janë, dhe me shënime të mëparëshme. Librat e rinj duam ti blejmë, por as nuk po i gjejmë dot. Nuk ka një librari që ti ketë të gjithe librat. Mbetëm verdallë librarive…
PërgjigjuNe e dinim qe librat falas jane te perdorura!,mos degjoni keto paliaço deputetesh dhe hajduter te klasit te pare me bllok ne dore.
Përgjigju