Librat falas, Xhixho: Gënjeshtër, mijëra nxënës do e nisin shkollën me tekste të përdorur
Libri i plotësuar. Foto e publikuar nga Erisa Xhixho
TIRANË- Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka rikthyer në vëmendje çështjen e pajisjes së nxënëseve me libra falas. Për deputeten e PL, kjo është thjesht një gënjeshtër, pasi librat që marrin falas nxënësit janë të përdorur dhe jo të rinj.
Krahas postimit në Facebook, Xhixho ka ndarë edhe një foto të një libri të plotësuar, ndërsa shkruan se këto libra falas janë të papërdorshëm pasi janë të plotësuar. Kjo sipas saj, detyron familjet që rë blejnë tekste të reja nga e para.
“Boll me mashtrimin e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut çdo fillim viti shkollor për libra falas për nxënësit. E vërteta është që librat janë TË PËRDORUR dhe JO të rinj.
Mijëra nxënës në gjithë Shqipërinë do ta nisin vitin e ri shkollor me tekste të vjetra. Përtej propagandës false për tekste falas, asgjë nuk ka ndryshuar. Librat falas janë të papërdorshëm, çka i detyron prindërit të blejnë tekste të reja nga e para”, shkruan Xhixho.
Xhixho shkruan se vetëm nga klasa e parë e dytë dhe e tretë i merr librat e rinj, ndërsa thotë se ka edhe mungesa tekstesh. Pl kërkon pajisjen e të gjithë nxënësve me tekste të reja.
“Pajisja me tekste të reja falas e 238 000 nxënësve është një gënjeshtër e madhe. Tekste të reja falas kanë vetëm klasat I-III, edhe ato me mungesa, ndërkohë nga klasa e IV-IX janë të përdorur dhe jashtë funksioni që e bëjnë të pamundur që fëmijët të punojnë me to.
Partia e Lirisë ka kërkuar prej kohësh pajisjen me tekste falas të rinj për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar deri në klasën XII, por një qeveri që nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin, zgjedh të mashtrojë sepse paratë i duhen për skemat korruptive si inceneratorët”, shkruan Xhixho.
Libri i plotësuar. Foto e publikuar nga Erisa Xhixho
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
59.8%
-
Jo
18.9%
-
Duhet më shumë
21.3%
Vota total: 4996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor, 17:52
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
Gazment Bardhi në Parlamentin Britanik: Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë PD
9 Dhjetor, 20:29
-
Denoncimi i Partisë së Lirisë në Lezhë: PS shantazh administratës për vota
9 Dhjetor, 14:49
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33
-
'Berisha u ndihmua nga Suel Çela', Haklaj: Ilir Meta me 20 shtëpi, ngre militantët në protestë
6 Dhjetor, 19:37
-
Berisha tregon pse braktisi protestën e Metës: Ishim të ftuar, por e organizoi PL, jo koalicioni
6 Dhjetor, 15:10
-
Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh në protestën e PL para SPAK
6 Dhjetor, 13:24
Erisa Xhixho genjeshtare dhe mashtrues te vertet ne Shqiperi jane ti personalisht dhe i dashuri jot Like super hajduti mashtruesi i pa fytyri fshatari bashkfshatari jot skrapalliu!
Përgjigju