LIBRAZHD - Qendrës mjekësore të fshatit Qukës në Librazhd dhe 12 fshatrave të zonës iu dhurohen pajisje mjekësore.
Ka qenë Kisha amerikane e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, e cila ka dhuruar për to sot disa pajisje të domosdoshme mjekësore si: një ECG për zemrën, 4 otoskopë, 12 aparate tensioni me zhivë, 12 aparate matës të glukozës në gjak, dmth të diabetit, 5 rafte për vendosjen e kartelave mjekësore.
Shefi i klinikës, doktor Sefer Malo dhe katër mjekë të tjerë e infermierë, që mbulojnë me shërbim 12 qendrat shëndetësore pranuan pajisjet, duke falenderuar, pasi siç u shpreh doktor Malo "tek ne në disa raste mungojnë edhe këto pajisje elementare dhe të domosdoshme”.
Qukësit dhe fshatrat rreth tij kanë një popullsi prej rreth 11.000 banorësh.

(Në foto: Personeli mjekësor në Qukës dhe drejtues të Kishës Amerikane që bënë dhurimin e pajisjeve mjekësore).

(Në foto: Sirtarët e dhuruar, ku do të vendosen kartelat mjekësore).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com