Librazhd- Një 21-vjeçar nga Librazhdi i identifikuar si Alban Toma është arrestuar sot pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçare. Ajo që të bie në sy është akuza e policisë, për veprën penale, "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", ndërkohë që vajza është 18-vjeç.
Ja njoftimi i policisë
Librazhd
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Alban Toma, 21 vjeç, banues në fshatin Orenjë, Librazhd.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen F.H., 18 vjeçe, banuese në Librazhd.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.