Librazhd, Balla e ministrja Gjermeni
inspektojnë rrugën në Dragostunjë

Librazhd, Balla e ministrja Gjermeni<br />inspektojnë rrugën në Dragostunjë
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni së bashku me kryebashkiakun e Librazhdit Gurra dhe deputetin Taulant Balla inspektuan punimet në rrugën që lidh banorët e fshatit Dragostunjë me rrugën nacionale.
 
Rruga 5 kilometër e gjatë e nisur vjeshtën e vitit që shkoi është parashikuar që të përfundojë brenda muajit tetor.
 
Ky projekt është një tjetër investim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në kuadër të Programit Rilindja Urbane me një vlerë 160 milionë lekë.
 
Ministrja Gjermeni u shpreh se ky projekt u shërben të gjithë banorëve të fshatit Dragostunjë dhe është një tregues se Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, përveç investimeve në qendrat urbane, ka financuar realizimin e projekteve te infrastrukturës urbane edhe në zonat rurale.
 
Deputeti Balla përgëzoi investimet e kryera nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, për periudhën 2014 – 2016.
 
Të shtatë projektet e realizuara deri më tani në këtë bashki, i kanë dhënë një impuls të ri zhvillimit ekonomik dhe social të kësaj zone.

zhvillimi urban

zhvillimi urban

zhvillimi urban
(Ministrja Eglantina Gjermeni, Kryetari i Bashkise së Librazhdit Gurra dhe Deputeti Taulant Balla, inspektuan punimet)


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron