LIBRAZHD- Një fëmijë 11-muajsh ka humbur jetën aksidentalisht pasi është asfiksuar nga një copëz plastike prej tullumbaceje. Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme në qytetin e Librazhdit. Vajza 11-muajshe M.Gurra ishte dërguar në çerdhe nga prindërit e saj, por gjysmë ore më vonë sipas deklarimeve të edukatores është ndjerë keq, dhe e kanë dërguar në konsultore fillimisht, dhe më pas me urgjencë në spital.
Por për fëmijën nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi pasi ajo ka pësuar arrest kardiak si pasojë e asfiksisë në rrugët e frymëmarrjes.
Menjëherë policia e Elbasanit ka nisur një hetim duke shoqëruar edukatoren e turnit në çerdhen e qytetit. Më pas është bërë kontrolli i ambienteve të çerdhes në pritje të përfundimit të rezultateve të autopsisë.
Sipas drejtorit të spitalit, Kujtim Albrahimi, autopsia konkludoi se asfiksia ka ardhur nga një trup i huaj në rrugët e frymëmarrjes.
Burime të policisë bëjnë të ditur se trupi i huaj ka qenë një copë plastike tullumbaceje.
Pas marrjes në pyetje të edukatores mësohet se vajza ka pasur shqetësime pasi ka ardhur në çerdhe dhe pjesën plastike nuk e ka gëlltitur aty.
Nga kontrolli i bërë nuk janë gjetur copa plastike apo zbukurime me rastin e festave.
Ende nuk është vendosur një masë për edukatoren e shoqëruar dhe drejtuesit e çerdhes.
Prokuroria pritet të vendosë për masa të mëtejshme ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

(Në foto: Çerdhja ku qëndronte foshnja)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO