Librazhd/ I riu me 'Audi' nuk i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar dhe merr përpara me makinë efektivin, arrestohet

Librazhd/ I riu me 'Audi' nuk i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar dhe merr përpara me makinë efektivin, arrestohet

Foto ilustruese

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Librazhd mbrëmjen e djeshme, pasi në tentativë për të mos i ndalur policëve pas shkeljes së rregullave të qarkullimit, përplasi me makinë efektivin.

Në pranga ka rënë Bledi Larti, banues në Tiranë, i cili, duke drejtuar mjetin tip "Audi" nuk iu bind urdhrit të dy postblloqeve të policisë për të ndaluar. Fillimisht atij iu kërkua të ndalonte në Pogradec, por në vend të kësaj, Larti vijoi me shpejtësi rrugën në drejtim të Librazhdit.

Me marrjen e njoftimit, policia organizoi një postbllok në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, por sërish i riu tentoi të ikte me shpejtësi, duke aksidentuar edhe punonjësin e Patrullës së Përgjithshme. Ky i fundit u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë 31-vjeçari u arrestua në qytetin e Librazhdit, ndërsa akuzohet për veprat penale  "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese " e mbetur në tentativë dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moderni: 21/09/2021 09:15

    futjani shkopin e gomes ne by... ketij kurvickes qe do me bo si i forte me te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU