LIBRAZHD- Shënohet një tjetër aksident automobilistik në urën e Murrashit, pjesë e aksit Librazhd- Elbasan, në vendin ku katër ditë më parë humbi jetën një çift i ri.
Makina me targa AA125 DC që drejohej nga Roland Tasha ka dalë nga ura duke rënë në lumin Shkumbin. Çifti është shpëtuar nga një patrullë policie që kalonte aty pranë rastësisht.
Për pasojë janë plagosur rëndë, por jashtë rrezikut, bashkëshortët Roland dhe Elona Tasha, përkatësisht 38 dhe 30 vjec.
Të plagosurit u dërguan në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore. Aktualisht në spital ndodhet vetëm Elona Tasha, pasi gjendja e saj ishte më e rëndë se i shoqi i saj.
Katër ditë më parë, një tjetër aksident u shënua në të njëjtin vend, pra në urën e Murrashit në Librazhd, ku humbën jetën bashkëshortët Albina dhe Ismet Karaj, përkatësisht 17 dhe 30 vjec, duke lënë jetime foshnjën e tyre 1 muajshe.
Automjeti me të cilën ata udhëtonin ra në lumin Shkumbin, ndërsa trupat e tyre të pajetë u gjetën 24 orë pas aksidentit. Fillimisht u gjet trupi i Albinës me ndërhyrjen e familjarëve, ndërsa disa orë më vonë polumbarët gjetën edhe trupin e të shoqit.
(Foto: Pamje nga vendi ku ndodhi sot aksidenti)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

4 ditë më parë në Shkumbin u mbytën 2 persona