Librazhd, MAS rikthen në punë
të gjithë mësuesit e shkarkua

Librazhd, MAS rikthen në punë<br />të gjithë mësuesit e shkarkua
LIBRAZHD - Ministria e Arsimit vendosi të zgjidhë ngërçin e mësuesve të shkollës së mesme së Hotolishtit në Librazhd, duke i rikthyer në detyrë të 28 mësimdhënësit e kësaj shkollë.

Një grup i inspektimit të MAS ka zbarkuar në Zyrën e Arsimit në Librazhd dhe pas verifikimit të të gjitha shkarkimeve dhe transferimeve, u është komunikuar mësuesve të shkarkuar rikthimi në detyrë. 

Ende nuk dihet se si do të veprohet me mësuesit të cilët Zyra Arsimore i kishte përcaktuar për të zëvendësuar arsimtarët e shkarkuar të shkollës së mesme të Hotolishtit.

Mësuesit sot janë paraqitur në shkollë dhe kanë vijuar procesin mësimor normalisht.

Një ditë para fillimit të shkollës mësuesve të shkollës së Hotolishtit u ishte komunikuar shkarkimi, ndërsa ata së bashku me nxënësit u ngritën në protesta dhe akuzuan zyrën arsimore Librazhd për shkarkim të padrejtë.

Problemi i mësuesve të Hotolishtit në Librazhd u zhvendos deri në mbledhjen e komisionit parlamentar të Medias ku e ftuar ishte ministrja Lindita Nikolla. Kjo e fundit e vendosur përballë presionit të deputetëve ka pohuar se çështja po hetohet nga MAS.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve