Librazhd, nis puna për banesat
sociale, Gjermeni e Balla në terren

Librazhd, nis puna për banesat<br />sociale, Gjermeni e Balla në terren
LIBRAZHD- Qeveria u vjen në ndihmë 35 familjeve të pastreha në qytetin e Librazhdit. Një godinë 8 katëshe banimi ka nisur të ndërtohet për ta, vlerë e cila shkon në 90 milionë lekë. Punimet janë inspektuar nga Ministrja Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e shoqëruar nga depyteti i zonës Taulant Balla. 

"Bashkia e Librazhdit nuk do të harrohet, do të jetë një nga bashkitë e cila do të vazhdojë të ketë projekte dhe mbështetje falë edh ecilësisë së punës së vet stafit të bashkisë duke hartuar projekte që janë cilësore dhe profesionale"-tha Gjermeni

Deputetin Taulant Balla theksoi se është hera e parë që ndërtohet dhe investohet për të pastrehët në Librazhd. 

 "Dhe unë jam shpresë plot që brenda 300 ditësh nga dita e fillimit të këtij projekti do të jemi përsëri këtu me z. Gjermeni për të shpërndarë çelsat familjet të cilat do të përzgjidhen në bazë të një proçesi shumë transparent që do të jenë përfituesit e këtij projekti"- tha Balla


Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene