Librazhd/ Nuk gjen treg as patatja 'e famshme' e Stëblevës, shkak importi! Fermerët: Nuk ia vlen barra qiranë

Ndodhemi në sezonin e vjeljes së patates në Stëblevë të Librazhdit. Edhe pse prodhimi është i bollshëm, fermerët ankohen për mungesën e tregut të shitjes.

“Çmimi nuk është i mirë, është më poshtë se vjet. Duhet ta shesim me 60 lek për kg, që tia vlejë barra qiranë”, tha një fermer.

Sapo futemi në fshat shohim se toka te pafundme me kulturën e patates dhe fermerë të cilët po grumbullojnë prodhimin e tyre.

Aktualisht patatja po shitet sipas cilësisë nga 30 deri në 50 lek për kilogram ndërsa fermerët janë të detyruar ta nxjerrin prodhimin në anë të rrugës, në pritje të tregtarëve nga qarku i Elbasanit. Nuk kanë magazina për ta ruajtur prodhimin, ndaj detyrohen ta shesin me çmim jo të favorshëm.

“Duhet të vijnë tregtarët e shumicës ta marrin gjithë prodhimin. Problem është dhe importi sepse andej vjen më lirë malli, ndaj tregtarët e kërkojnë tek ne me 30 lek për kg. Por patatja jonë ka cilësi më të lartë. Unë po ta shes kaq lirë nuk nxjerr as shpenzimet as mundin”, tha një tjetër fermer.

Rreth një mijë kuintal patate prodhohet çdo vit në Stëblevë të Librazhdit dhe cilësia është mjaft e lartë për shkak se kultivohet në lartësinë 1200 metra mbi nivelin e detit. Ky prodhim tregun duhet ta kishte garantuar tregun, por realiteti tregon të kundërtën.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar