Librazhd/ Po shoqëronin fadromën për hapjen e rrugës nga dëbora, dy punonjës të Bashkisë pësojnë aksident me makinë

Librazhd/ Po shoqëronin fadromën për hapjen e rrugës nga dëbora, dy punonjës të Bashkisë pësojnë aksident me makinë

Makina e dy punonjësve të Bashkisë Librazhd, e kthyer përmbys pas aksidentit

Dy punonjës të Bashkisë së Librazhdit kanë pësuar një aksident me makinë në Njësinë Administrative Lunik të fshatit Letem teksa po shoqëronin fadromën për hapjen e rrugës nga dëbora. Fatmirësisht punonjësit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Bashkia e Librazhdit, e cila ka postuar pamje nga aksidenti në faqen e saj zyrtare në një rrjet social. Nga fotografia në fjalë, makina e bashkisë shfaqet e përmbysur teksa dy persona po mundojnë të nxjerrin nga mjeti punonjësit e institucionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë