LIBRAZHD - Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në takimin me banorët e fshatrave Spathar dhe Dardhë të cilët kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një HEC-i.
Balla u ka bërë me dije protestuesve se do të kërkojë nga Ministria e Energjetikës verifikimin e lejes koncesionare për ndërtimin e këtij HEC-i.
 
Sipas deputetit socialist Balla qeveria e kaluar ka dhënë me koncesion çdo përrua të vendit, një pjesë rë të cilave në mënyrë korruptive.
Më tej socialisti Balla ka theksuar se një pjesë e këtyre lejeve korruptive, po anulohen.
 
Balla ka akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha se është përgjegjësi kryesor i kësaj katrahure me koncesionet për ndërtimin e HEC-eve dhe jo vetëm.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)