TIRANE - Partia Socialiste ka publikuar emrat e drejtuesve të Librazhdit, që po detyrojnë punonjësit e administratës publike të marrin pjesë në fushatën e kryeministrit Berisha. Nxitjen e ka dhënë deputeti Taulant Balla.

Kështu, në Librazhd, janë denoncuar përe abuzim e shkelje të pastër të ligjit: Ferit Hysa, Drejtor i Arsimit; Artenca Balla, drejtoreshë shkolle dhe Liman Menalla, drejtor i Shëndetit Publik.

PS-ja fton qytetarët që të denoncojnë me emër e mbiemër, të gjithë ata zyrtarë që në shkelje të ligjit, po detyrojnë punonjësit e administratës të marrin pjesë në fushatën e Kryeministrit.
 
PARTIA SOCIALISTE: KU JANE INFERMIERET?

Me këtë pyetje nis një denoncim, i ri në profilin e PS-së, në Fb. Në të shkruhet: "Pas mësuesve, tani sapo u nisën edhe infermieret dhe doktorët nga Librazhdi për në Elbasan. Ka dhënë urdhër doktori nga Tirana, të mos ngelet asnjë mësues dhe infermierë në Librazhd sot.

TE GJITHE NE ELBASAN, PER URGJENCA JU LUTEM PRISNI

Spitali i Librazhdit është i mbyllur. Shkollat i mbyllën që në mëngjes", - shkruhet më tej në faqen e PS-së.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)