Librazhd, rrëshqitjet e tokës, Karai: Rrezikojnë shtëpitë që ndodhen pranë 

Shirat e rënë ditëve të fundit kanë shkaktuar proleme mjaft të mëdha edhe në zonën e Librazhdit. Si pasojë e shirave dhe mbingopjes së tokës me ujë ka bërë që një pjesë e konsiderueshme toke është shkëputur dhe rrezikon të shemb edhe disa shtëpi në fshatin Karkavec.

Rrëshqitjet e tokës në rrethin e Librazhdit kanë qenë të shumta. Fshatra dhe zona të tëra janë prekur sidomos gjatë reshjeve të fundit, në fshatin Karkavec që bën pjesë në njësinë administrative, Qukës pjesë e bashkisë së Prrenjasit. Në këtë zonë toka ka rreshqitur gati 100 metër,  për pasojë është shembur edhe muri mbrojtës i ndërtuar vite me parë në aksin rrugor Qukës-Qaf Plloçë. Ndërsa specialisti i emergjencave në bashkinë e Prrenjasit Belgrim Karai shprehet:

Rrëshqitja e tokës ka prekur një gjerësi mjaft të madhe ku përveç dëmtimit të murit mbrojtës, rrëshqitja e tokës rrezikon edhe shtëpitë që ndodhen pranë. 

Belgrim Karai

Në lidhje me këtë problematikë është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave dhe ministria e Bujqësisë. Fatkeqësisht asnjë prej specialistëve të këtyre institucioneve nuk ka shkuar në vend për të verifikuar gjendjen.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lipi: 04/04/2018 02:23

    KERKOJANI KOKETULIT BALLA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?