LIBRAZHD- Shkarkohet nënprefekti i Librazhdit Arianit Leka dhe zëvëndësohet nga Luan Hasa. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga prefektura në mënyrë unanime. Shkak i largimit të tij nga detyra ka qenë niveli i ulët i performancës në këtë pozicion.
Hasa ka nisur sot punën e tij si nënprefekt i Librazhdit, i cili më parë ka punuar në degën e tatim taksave pranë kësaj prefekture. Mësohet se për këtë vendim nuk ka patur asnjë votë kundër.
Tre javë më parë në Librazhd ka patur të tjera lëvizje në institucione drejtuese. Ishte drejtori i Arsimit Ferdi Hysa, i cili u shkarkua duke u zëvëndësuar nga Kujtim Balla. Pritet që në ditët në vijim të ketë të tjera lëvizje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com