Librazhd, thyen zyrën e një biznesi
dhe qëllon me grushte policin

Librazhd, thyen zyrën e një biznesi<br />dhe qëllon me grushte policin
Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, pasi ka qëlluar me grushte një efektiv të kësaj drejtorie. Burimet zyrtare nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, është vënë në pranga në flagrancë Marius Bajrami, 35 vjeç, banues në lagjen numër 1 në Librazhd.

Arrestimi i 35-vjeçarit është bërë në këtë qytet, pasi për motive të dobëta, ky person ka dëmtuar me sende të forta zyrën e një kompanie private, me administrator shtetasin me inicialet D.P, banues në fshatin Hajdaran, Komuna Shushicë në Elbasan. Më pas ka kundërshtuar e goditur efektivin e patrullës në Komisariatin e Policisë Librazhd me inicialet A.Gj.

Pas arrestimit, dosja me materiale në ngarkim të të arrestuarit i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzat, e ‘shkatërrimit të pronës” dhe “goditjes për shkak të detyrës”.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca