LIBRAZHD-Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Librazhdit, si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Mësohet se në aksident është përfshirë një trajler i cili është përplasur me një automjet.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja, automjeti ka marrë dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

1564406928_WhatsAppImage20190729at14.53.311.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes