Librazhd/ U kapën mat duke prerë dru dhe njëri tenton të plagos punonjësin e zonave të mbrojtura, pranga të riut, në kërkim 3 shokët

Librazhd/ U kapën mat duke prerë dru dhe njëri tenton të plagos punonjësin e zonave të mbrojtura, pranga të riut, në kërkim 3 shokët

Foto ilustruese

LIBRAZHD- Katër persona janë kapur në flagrancë duke prerë dru në zonë të mbrojtur në Librazhd dhe teksa janë pikasur nga punonjësi, njëri prej tyre i është kundërpërgjigjur duke tentuar ta plagosë atë. Në pranga ka rënë 27-vjeçari me inicialet  A.B., dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Referuar burimeve zyrtare, këta persona rreth orës 21:30  të mbrëmjes së djeshme  në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores, tre persona janë larguar kurse A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e  sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.

I riu ra në pranga, teksa janë shpallur në kërkim A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe  L.B., 19 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë
Kanosi  me kaçavidë përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Elbasan, kapet dhe  vihet në pranga nga Policia 27-vjeçari.

Shpallen në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë, bashkëpuntorë të 27 vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  arrestuan në flagrancë për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Drejtimi i mjetin në mënyrë të parregullt" dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve" e kryer në bashkëpunim shtetasin A.B., 27 vjeç,  banues në fshatin Bardhaj, Prrenjas.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve  A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe  L.B., 19 vjeç, ku vijon puna për kapjene tyre.

 

këta persona rreth orës 21:30  të mbrëmjes së djeshme  në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë  konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores,  tre persona janë larguar kurse A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut   përgjegjësin e  sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale furgoni me lëndë drusore dhe kaçavida me të cilën tentoi të plagoste punonjësin e pyjores.

Nga kontrolli i dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjetin.

Po në vijim të veprimeve policia shpalli në këkrim tre shtetasit, bashkëpuntorë të shtetasit A.B dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joni: 07/09/2020 13:16

    Pse me A.B. emrat? Kini hall se ju prishni imazhin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi