Policia e Librazhdit gjatë një kontrolli të ushtruar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë, gjeti dhe sekuestroi rreth 140 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis dhe 14 fidanë kanabis.
Në përfundim të hetimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë inxhinieri i pyejeve N.H, dhe kryeplaku i fshatit Xh.P., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme hetimore.