TIRANE- Prokuroria e Tiranës “rrezon” padinë që e veja e diktatorit, Nexhmija Hoxha kishte bërë ndaj Arkivit të Shtetit duke lejuar publikimin e dokumenteve personale të Enver Hoxhës. Kallezimi I bërë nga Ilir Hoxha, djali I Enver Hixhës I referohej librit të Blendi Fevziut, ku pretendohej se ishte botuar ditari personal I Hoxhës. Sic raporton në numrin e sotëm e përditshmja “Panorama” duke I referuar burimeve të Prokurorisë bëhet e ditur se organi I akuzës ka konstatuar se nuk ka gjetur procesverbale të dorëzimit të dokumenteve personale të diktatorit.
Burime nga Prokuroria e Tiranës pohojnë se fillimisht janë parë regjistrat e hyrje-daljeve të dokumenteve në dy periudha historike kur familja Hoxha pretendon se dokumentet dhe materialet personale janë dorëzuar në Arkivin e Shtetit. Sipas tyre, pasi nuk u gjetën dokumente që të tregonin dorëzimin e materialeve të tilla në Arkivin e Shtetit, filloi kontrolli kapital i regjistrit dhe përsëri nuk u arrit të gjendej ndonjë shënim, fakt apo provë se dokumentet ishin depozituar në Arkiv. Dyshohet se materialet e tilla personale, përfshi dorëshkrime nga ditari privat dhe regjistrimet e Enver Hoxhës në ambiente familjare, disponohen nga Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit.
Përveç ketyre Prokuroria ka zhvilluar hetime edhe me anë të pyetjes së dëshmitarëve. Deri tani janë marrë deklarime nga djali i Enver Hoxhës, Iliri dhe bashkëshortja e tij, Teuta Hoxha, si dhe nga drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika. Ndërkohë, pritet që Prokuroria të marrë edhe deklarimet e Liliana Hoxhës në lidhje me këtë hetim, për shkak se kjo e fundit, publikisht në media, ka përmendur rrethana që kanë të bëjnë me objektin e hetimit, duke e akuzuar Nexhmije Hoxhën. Gjatë dëshmisë së tyre në Prokurori, Ilir Hoxha dhe e shoqja e tij, Teuta, kanë pohuar se familja i kishte dorëzuar në Arkivin e Shtetit shënimet personale të Enver Hoxhës, ditarë në letër dhe po ashtu disa regjistrime filmike të ambienteve private e familjare.
Veç verifikimeve të Prokurorisë, kallëzimi i Ilir Hoxhës është cilësuar si I pambështetur edhe nga Arkivi i Shtetit. Drejtoresha e Arkivit, Nevila Nika ka thënë se materialet e tilla që pretendohen në kallëzimin në fjalë nuk kanë qenë ndonjëherë në institucionin e drejtuar prej saj. (ns/shqiptarja.com)