Libri i Valbona Zenelit, udhërrëfyes
për çështjet e mprehta europiane

Libri i Valbona Zenelit, udhërrëfyes<br />për çështjet e mprehta europiane<br>
Valbona Zeneli është një vëzhguese e mprehtë e ngjarjeve që po përjeton sot Ballkani dhe Europa dhe vëzhgimet e saj vijnë të botuara në një koleksion esesh në librin që mban titullin “Në opinionin tim”. Promovimi i librit është bërë në Hotel Kalsberg në praninë e personaliteteve të shumta, ku ishin të pranishëm në edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ambasadori amerikan, Donal Lu.

Zeneli, profesore në Qendrën Marshall për studime të Sigurisë, në këtë libër fokusin kryesor ka Ballkanin, por edhe shumë tema të tjera ndërkombëtare, që të çojnë në pikën më delikate tek nevoja për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor dhe sigurisht edhe Shqipërisë”-

Libri prezantohet si një koleksion fantastik i eseve më të mprehta të autores të shkruara në vitet e fundit. Edhe pse temat janë ende aktuale ato vijnë si një lexim pothuajse nostalgjik, si kujtime nga një kohë tjetër. Esetë e këtij libri trajton tema të mprehta, duke filluar nga korrupsioni, ikja e trurit nga Ballkani deri te sfidat e zgjerimit të BE-së.

Libri shoqërohet po ashtu me disa karikatura të përshtatura për temën e çdo artikulli, një punë që autorja ia ka besuar djalit të saj të talentuar vetëm 12 vjeç. Në hyrje të librit lexuesit japin rekomandime të shkëlqyera për autoren dhe për qëndrimet e saj profesionale në fushën e sigurisë disa nga personaliete më të njohur sot në Europë në këtë fushë.

[gallery]25131[/gallery]
Vlerësimet për librin

Gjeneral Keith W. Dayton, Drejtor i Marshall Center, shkruan se “është një libër që duhet të lexohet nga studiues seriozë të forcave dinamike që udhëheqin çështjet bashkëkohore evropiane”.

Dayton e vlerëson Zenelin si “një ekonomiste të re brilante nga Shqipëria, shkencëtare politike e edukatore”, por edhe një “vëzhguese të mprehtë”.

Valbona Zeneli ka marrë vlerësime për librin edhe nga Ioan Mircea Pascu, Zëvendëspresident i Parlamentit European, i cili thekson se analizat e Zenelit janë të vlefshme në një kontekst të gjerë europian, jo vetëm rajonal.

Libri “Në opinionin tim” është vlerësuar edhe nga gazetarët më të shquar të mediave prestigjioze si Tim Judah i “The Economist”, Stephan Richter, Publikues dhe Kryeredaktor i “The Globalist” dhe James Pach, Publikues dhe kryeredaktor i “The Diplomat”.

“Valbona Zeneli është një vëzhguese e mprehtë e botës dhe ky koleksion esesh, duke filluar nga e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, në tregtinë dhe sigurinë ndërkombëtare, përbën një koleksion fantastik të eseve të saj të mprehta të shkruara në vitet e fundit. Shumë nga këto, të shkruara gjatë disa viteve të fundit, megjithëse tema ende të tanishme, përbëjnë një lexim pothuajse nostalgjik – kujtime nga një kohë tjetër. Ndërsa esetë e tjera, duke filluar nga korrupsioni, ikja e trurit nga Ballkani deri te sfidat e zgjerimit të BE-së, të gjitha merren me çështje kritike dhe askush tjetër nuk do të ishte në gjendje për ta bërë më mirë këtë sesa Zeneli” – shkruan Tim Judah.

Ambasadorja e Kroacisë në Tiranë Sonja Bujas Juraga e ka përshëndetur provimimin e këtij libri duke e cilësuar një studim të rëndësishëm në fushën e sigurisë.

“Mendimi i profesore Zenelit është mjaft i rëndësishëm, në situatën aktuale me kërcënimet dhe sfidat e sigurisë”- ka thënë ajo.

Libri i përbërë nga 39 kapituj studion një sërë tematikash të Ballkanit Perëndimor si integrimi, emigrimi, korrupsioni, zhvillimi e qeverisja e mirë, teksa autorja rreket ta vendosë rajonin në një kontekst më të gjerë evropian e botëror.

Kritika librin e sheh si një urë lidhëse mes Ballkanit Perëndimor e Bashkimit Evropian. Valbona Zeneli ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë duke filluar nga korrupsioni dhe sfidat e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke kontribuar në këtë mënyrë në mediat ndërkombëtare.

“Ky është një libër i shkëlqyer me një strukturë mbresëlënëse. Është një gëzim për ta lexuar. Libri trajton instensivisht temat e ditës, në një mënyrë të tillë të drejtpërdrejtë dhe praktike duke filluar me sfidën e humbjes së kapitalit njerëzor. Më pëlqen shumë mënyra krijuese që karikaturat nxisin imagjinatën dhe komplimentojnë artikujt. Ky është libri i duhur në kohën e duhur, i shkruar nga dr. Zeneli, të cilën unë e përgëzoj për një mendje kaq të bukur. Libri thekson sfidat kryesore të Ballkanit në kontekstin e nevojshëm të një mjedisi global në ndryshim të shpejtë.”, është shprehur Prof. Ermelinda Meksi, Zv/Koordinatore/ Drejtuese e Aktiviteteve Ekonomike, OSBE

“Valbona Zeneli u kujton fuqive në kryeqytetet kryesore europiane të krahut të hapur të BE-së dhe i inkurajon ata që të heqin dorë nga pozicioni i tyre i paracaktuar - që luhatet midis mendimit të dëshiruar, neglizhencës dhe pasivitetit të plotë”, ka shkruar Stephan Richter, Publikues dhe kryeredaktor i The Globalist

Vetë autorja e cilëson librin si një komunikim të shpejtë me lexuesin she kjo është arsyeja pse ajo ka zgjedhur të vijë me artikuj të shkurtër dhe jo një punim shkencor të gjatë.

“Sot ne nuk kemi shumë kohë për të lexuar, jetojmë në kohën e Tëitter-it, ku me 120 karaktere përçohen mesazhe...

Shumë nga artikujt kanë baza artikujsh shkencorë, pra janë si përmbledhje e artikujve shkencorë të cilët më pas janë paraqitur në libër. Janë të gjithw artikujt e botuar në media të tjera ndërkombëtare, ku një pjesë e mirë janë përkthyer, janë botuar dhe në median shqiptare. Fokusi kryesor është Ballkani, ka shumë tema të tjera ndërkombëtare, por gjithçka fokusohet tek Ballkani dhe tek nevoja për integrim europian tw Ballkanit Perëndimor dhe sigurisht edhe Shqipërisë”- është shprehur Zeneli gjatë promovimit të këtij libri në Tiranë.

valbona zeneli
(Kopertina e librit të Valbona Zenelit)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën