Libri në Panair, ulje çmimesh
nga 10 deri në 50 përqind

Libri në Panair, ulje çmimesh<br />nga 10 deri në 50 përqind
Mbi 90 shtëpi botuese dhe institucione të librit do të marrin pjesë në edicionin e 19-të të librit në Tiranë.
 
Petrit Ymeri kryetar i shoqatës së botuesve pohon se "nga dita e parë deri në ditën e fundit kemi shumë aktivitete, më shumë se 60 të tilla. Do të ketë takim me autorë, prezantime librash, seminare, konferenca profesionale.
 
P.sh ditën e dytë të panairit do të jetë një konferencë shumë të rëndësishme për përkthimet nga gjuhët pak të përhapura: shqip, gjuhët e Ballkanit, gjuhët sllave, greqishtja, dutch, apo ato që nuk bëjnë pjesë tek gjuhët e mëdha. Kemi një panel profesionistësh shumë të mirë: profesorë, studiues, botues, përkthyes që do të diskutojnë mbi disa çështje”
.
 
Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës dhe Botimeve te Republikës Popullore Kineze për përkthimet e botimeve në harkun e 5 viteve të 50 veprave.
 
Ky është një projekt që bën pjesë në projektin e madh 16+1 që ka nënshkruar qeveria kineze me vende të Europës Lindore dhe Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në gusht të vitit 2016, para dy muajsh, u prezantua në Panairin e Librit ne Pekin ky projekt.
 
Tani do të prezantohet në Shqipëri projekti shqiptaro-kinez i cili do të nisë me projektin e parë që është “Historia e Kinës”. Ndërsa për sa përket uljes së çmimeve Ymeri pohon se “Kriza ekonomike është e dukshme. Ndihet edhe në fushën tonë, edhe në botime. Kemi më pak tituj të botuar, por ajo që është më e dukshme është ulja e tirazhit, më shumë se sa ulja e titujve. Kemi tirazhe më të vogla, sepse shtëpitë botuese janë biznese të vogla që mbahen nga xhirot që vijnë nga shitjet. Kur ka pak shitje kuptohet që ne investimin për titujt e rinj e kemi më të vogël”, por “Ulje patjetër që do të ketë”, thotë Ymeri.
 
Ulje ka gjithmonë. Kjo është edhe një nga arsyet pse lexuesi vjen me shumicë në Panairin e Librit. Lexuesi vjen për dy arsye: së pari sepse është një librari e madhe gjigante ku gjen çdo gjë, ka mundësi ta prekë me dorë librin, të bisedojë me autorin, përkthyesin, por natyrisht vjen edhe sepse ka ulje. Kjo varet nga shtëpitë botuese dhe politikat e tyre, disa 10 %, disa 30 % disa nuk bëjnë fare ulje. Ne orientojmë kolegët tanë që të bëjnë ulje të dukshme, por nuk mund t’i detyrojmë të ulin çmimet."

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin