Liçencat numerike, ftohen 3 tv.
kombëtare dhe dy plaftorma

TIRANE - Autoriteti i Mediave Audiovizive çeli procedurat për dhënien e 3 licencave private kombëtare të transmetimit numerik, parashikuar të nisë nga qershori i 2015. Ftesat u janë drejtuar 3 operatorëve privatë historikë kombëtarë, por edhe 2 platformave me eksperiencë në transmetimet numerike në Shqipëri.

Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive Endira Bushati tha se për të mbërritur në këtë fazë, janë organizuar disa tryeza me ekpertizë të Bashkimit Europian dhe OSBE. Ligji i ri për mediat detyron AMA-n që brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi, pra brenda datës 5 korrik, të ftojë operatorët privatë historikë dhe ato me eksperiencë të marrin pjesë në procedurën e përzgjedhjes për rrjetet numerike kombëtare.

Në mbledhjen e 2 korrikut, u miratua rregullorja për licencimin e rrjeteve. Kryetarja e Entit sqaroi se vendimmarrja kërkonte shumicë të thjeshtë prej 4 votash. Nga 17 qershori 2015, Shqipëria pritet të kalojë tërësisht në transmetime numerike, pra me dekoder. Janë 6 frekuenca të përcaktuara që do tu shpërndahen televizioneve apo platformave aktuale. 2 ndër to janë dhënë Televizionit Publik, 3 janë parashikuar për mediat me histori apo me platforma të ngritura tashmë, ndërsa e fundit është lënë për televizionet kabllore e ndarë në 6 zona.

Marrë nga "Vizion plus"

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës