Nuk u kanë mjaftuar milionat e eurove në ndërtim, shitblerje pronash e pasuri të paluajtshme apo biznese të mëdha, por trafikantët e drogës të goditur në operacionin e sotëm të SPAK kanë menduar të pastrojnë paratë edhe me një televizion.

Vetë Prokuroria e Posaçme e evidenton se një nga mënyrat se si grupi i drejtuar nga Alfredo Hamzai ka pastruar janë edhe veprimet e kryera për marrjen e një licencë mediash.

Veprimet e kryera nga personat nën hetim Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Ardian Rama, Elton Memeti e Besnik Myftari me marrjen e licensës së televizionit dhe radio”, thuhet në dosje.

Vetë Prokuroria e Posaçme nuk e thotë se për cilin televizion bëhet fjalë, por nga një kërkim në QKB rezulton se njëri prej të akuzuarve, Besnik Myftari ka në pronësi një kompani në fushën e medias të quajtur ABEG.

Kompania është krijuar në vitin 2020, ndërkohë që ka arritur të marrë licenca për një televizion “Abeg tv” dhe një radio “ST radio”. Megjithatë vetë Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në shtator të vitit 2022 ia ka hequr të dyja licencat.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë


Lajmi kryesor:

Goditen 2 grupet që trafikuan 6.7 tonë kokainë nga Amerika Latine, SPAK lëshon 20 masa sigurie! Ilir Shtufi kapet në Greqi, në pranga edhe Sota, në kërkim Artur Shehu! Sekuestrohen 18 vila e 336 llogari bankare (EMRAT)