Licencimi i kanabisit mjekësor dhe lojërave të fatit, zbulohet shpërblimi që përfitojnë anëtarët e komisioneve

Licencimi i kanabisit mjekësor dhe lojërave të fatit, zbulohet shpërblimi që përfitojnë anëtarët e komisioneve

Qeveria ka caktuar pagën për anëtarët e komisioneve shtetërore për kultivimin e kanabisit dhe lojërat e fatit.

Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë prej 25.000 lekësh për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision. Por sipas vendimit, anëtarët nuk mund të marrin më shumë se 12 pagesa në vit.

Vendimi hyn në fuqi nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe buxheti do të dalë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

'1. Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë për mbledhje, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) pagesa në vit.

2. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe këto efekte përballohen brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

3. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.'- thuhet në vendimin e qeverisë.

Gjithashtu qeveria ka caktuar shpërblimet për kryetarin dhe anëtarët e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit.

Kryetari i komisionit do të paguhet masën 35.000 lekë për mbledhje, ndërsa anëtarët e komisionit 30.000 lekë për mbledhje. Pagesa do të jepet pasi të vërtetohet prezenca në procesverbal.

'1. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit shpërblehen, si më poshtë vijon:

a) Kryetari i komisionit, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë për mbledhje;

b) Anëtarët e komisionit, në masën 30 000 (tridhjetë  mijë) lekë për mbledhje.

2. Çdo pagesë e anëtarëve të komisionit bëhet mbi bazën e dokumentit (listëprezencë ose procesverbal), që vërteton  pjesëmarrjen në mbledhjet e komisionit.

3. Efektet financiare për shpërblimin e anëtarëve të Komisionit të Licencave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

4. Ngarkohet Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij vendimi.'- thuhet në vendimin e qeverisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë