Kanë rënë në prangat e policisë edhe dy inspektorë të tjerë të AKU-së, këtë herë në Drejtorinë e Tiranës. Pas arrestimit të dy specialistëve të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit në Pogradec, policia ka ndërmarrë një aksion edhe në Tiranë.
Gjatë operacionit të koduar "Mustard", në prangat e policisë kanë rënë Alfred Mahmuti, 45 vjeç, inspektor terreni i AKU, Erlinda Dervishi, 31-vjeçe, banuese në Tiranë, inspektore terreni në Tiranë. Arrestimi i tyre është bërë pasi kanë licencuar dy subjekte thertore në Tiranë në shkelje me ligjin.
Aksionet e policisë ndaj inspektorëve të AKU vijnë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se ky institucion është i korruptuar. Rama shkarkoi pak ditë më parë kreun e këtij institucioni, përfaqësuesin e PDIU, Dritan Sejko dhe emëroi në vend të tij Agim Ismailin. Me ndarjen e re të ministrive, ndryshime pësoi edhe niveli i drejtorive. Kështu, AKU bashkohet me Drejtorinë e Bujqësisë, duke u zgjeruar në kapacitete dhe burime njerëzore me qëllim rritjen e eficencës dhe garantimin e standardeve ushqimore.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO