Licensa e tretë 3G, çmimi dysheme
sërish 12.5 milionë euro

Licensa e tretë 3G, çmimi dysheme<br />sërish 12.5 milionë euro
TIRANE- Një ditë pas njoftimit se deri në shkurt Shqipëria do të ketë edhe një kompani të tretë celulare, e cila të përdorë teknologjinë e "brezit të tretë" të shërbimit të internetit, u mësua edhe vlera e hapjes së ankandit për marrjen e licensës.

Sipas propozimeve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, edhe për licencën e tretë do të vendoset një çmim dysheme i njëjtë me dy tenderat e parë, 12.5 milionë euro. Shpallja e garës pret vetëm miratimin zyrtar të ministrit dhe pritet të bëhet brenda pak ditësh, por pritet që dhënia e licensës së tretë të bëhet me të njëjtat kushte si ato të mëparshmet.

Deri tani, qeveria shqiptare ka përfituar 45.5 milionë euro nga licencat 3G. Pas akordimit të dy licencave të para, që u fituan përkatësisht nga Vodafone Albania dhe AMC, tashmë në garën për 3G ngelen dy kompanitë e tjera të telefonisë së lëvizshme, Eagle Mobile dhe Plus Communication. Eagle Mobile ka marrë pjesë edhe në tenderat e mëparshëm, duke paraqitur ofertën e dytë më të mirë, në të dyja rastet.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?