Bashkia Shkodër ka mbajtur këtë të enjte konferencën e parë të partnereve në kuadër të iniciativës "Shkodra N’Fokus", ku mori pjesë, Francesco Faccio, drejtori i Akademisë "Comau", lider botëror në robotikë dhe inovacion industrial.
Faccio tha se "kemi shumë për zemër këtë projekt në Shkodër aq sa jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe në financimin e projekteve inovative në teknologji në Shkodër".
Gjatë kësaj konference, ekspertët e Bashkisë Shkodër kanë paraqitur para donatorëve 18 projekte, të cilat janë gati për financim në territorin e Bashkisë Shkodër.
Kryebashkiaku Bardh Spahia, u shpreh se "“Shkodra n’Fokus” do të thotë një qytet që nuk largon, por fton të rinjtë të punojnë, të jetojnë këtu për ta bërë qytetin tonë të dashur akoma më të mirë. Është hera e parë për mua që i drejtohem një audience të tillë me qëllimin për të bërë bashkë sa më shumë miq vendas dhe të huaj për Shkodrën. Miq, të cilët, shpresoj, se do të na japin besim e mbështetje për të çuar përpara projektet tona".
Kjo konference që zhvillohet për herë të parë në Shkodër ka si qëllim gjetjen e urave të bashkëpunimit me ministritë e linjës, donatorë, ambasada të huaja që operojnë në Shqipëri, bizneset, me qëllim gjetjen e formave të financimit të projekteve prioritare të hartuara nga Bashkia e Shkodrës.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, si i vlerësoni mesazhet dhe takimet që zhvilloi?
-
Të suksesshme
42.7%
-
Normale
47.6%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 1448
Lajme të tjera
-
Sarandë, u godit me thikë pas një konflikti, ndërron jetë një person
17 Gusht, 19:15
-
Edhe Luli thoshte ‘kur të vijë Shtatori....’
17 Gusht, 18:57
-
Besëlidhja e Lezhës pa ‘Skënderbeun’, statuja gjigante e porositur nga bashkia ‘ngec’ për 3 vite në Vaqar, as lekë as leje për heroin
17 Gusht, 18:55
-
Spartak Ngjela: A do të shpërbëhet Serbia mbas Shqipërisë së Bashkuar?
17 Gusht, 18:52
-
Liz Cheney synon të kandidojë për Republikanët në vend të Trump: Do të bëj gjithçka që ai të mbetet jashtë Shtëpisë së Bardhë
17 Gusht, 18:48
-
Shumë rrugë e pak njerëz, shumë njerëz e pak rrugë
17 Gusht, 18:46
-
Ekzekutimi i 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt në Fushë-Krujë, policia zbulon pamjet e makinës së autorëve! Targat e vjedhura dhe me shasi të fshirë (FOTO)
17 Gusht, 18:40
-
Salianji ‘kërcënon’ Ramën: Kemi fituar mbështetjen e popullit, tani sheshet do shpërthejnë nga zemërimi
17 Gusht, 18:10
-
Rritet me 6 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina! Bordi: U rrit në bursë, ndikon edhe forcimi i dollarit
17 Gusht, 18:03
-
Turqia dhe Izraeli do të rivendosin raportet e plota diplomatike! Do të dërgojnë ambasadorët në kryeqytetet respektive
17 Gusht, 18:02
-
445 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 401 të shëruar
17 Gusht, 17:58
-
Njeriu i 'Vitrinës' dhe 'Kristialit' sot çirret për cilësinë e arsimit
17 Gusht, 17:48