Liderët botëror në Malajzi, merren 
masa të jashtëzakonshme sigurie

Liderët botëror në Malajzi, merren <br />masa të jashtëzakonshme sigurie
Malajzia ka shtuar në masë të madhe masat e sigurisë rreth Kuala Lumpurit me rastin e arritjes së liderëve botërorë për samitet që do të mbahen në fundjavë për sulmet e reja terroriste nga militantët islamikë.

Shefi i policisë në Malajzi tha se ka pasur kërcënime terroriste në vend menjëherë pas sulmeve në Paris dhe rrëzimit të aeroplanit rus në Egjipt.
Më shumë se 4,500 ushtarë janë në dispozicion për ta siguruar samitin duke mos i llogaritur mijëra forca policore të cilat kanë rrethuar qendrën e kryeqytetit malajzian.

Të paktën 2000 oficerë ushtarakë janë stacionuar pranë pikave strategjike në Kuala Lumpur dhe rreth 2500 të tjerë janë në gatishmëri, bëri të ditur shefi i Forcave të Armatosura, Zulkifeli Mohd Zin.

Obama dhe shumica e udhëheqësve të tjerë vijnë nga samiti i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) të zhvilluar në Manila, ku Presidenti amerikan u përpoq “ta kalonte topin” sërish nga Kina në lidhje me pretendimet territoriale të saj në zonat e debatueshme të detit të Kinës Jugore.

Si takimi i APEC-ut, edhe samiti i ASEAN fokusohen kryesisht në çështje ekonomike, por këto dy të fundit janë karakterizuar edhe nga përpjekjet globale për të luftuar
Shtetin Islamik, pas sulmeve në Paris që lanë të paktën 129 viktima.

Liderët e 18 vendeve përfshirë këtu edhe presidenti e Shteteve të Bashkuara Barack Obama pritet të jenë pjesë e mbledhjes vjetore të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai