Të mbarosh punët në kohë shpesh mund të jetë e vështirë edhe për ne ‘të vdekshmit’ e zakonshëm. Po kur je në krye të një organizate të fuqishme dhe ke dhjetëra detyra dhe kërkesa që duhet të përfundohen brenda një afati kohor shumë të shkurtër, si ia bën?
Ja si e menaxhojnë kohën disa nga liderët më të fuqishëm të botës:
Jeff Immelt, drejtor ekzekutiv i General Electric:

Merr përsipër detyra që të takojnë ty, mbi të cilat ke kontroll. Nëse shqetësohesh për çdo problem të botës, do vdesësh në moshë shumë të re.
Martin Gilbert, drejtor ekzekutiv i Aberdeen Asset Managment

Ose mund ta bësh diçka, ose nuk mundesh. Mënyra si unë operoj është e thjeshtë. Hiq sa më shpejt të mundesh diçka nga tavolina në mënyrë që dikush tjetër të vazhdojë të merret me të.
Frits van Paasschen, drejtor ekzekutiv i Starwood Hotels

Gjithçka lidhet me menaxhimin e kohës dhe të ruash rezerva energjie për më vonë. Është shumë e vështirë të udhëtosh rreth gjithë botës, të vizitosh dhjetëra hotele, të kryesh takime të rëndësishme dhe të vazhdosh të jesh i mprehtë gjatë gjithë kohës. Kujdesi për veten është gjithashtu i rëndësishëm. Duhet të dish të thuash Jo, ose ndryshe nuk do të jesh i zoti në punën tënde.
John Mackey, drejtor ekzekutiv i Whole Foods

Mund të jemi frytdhënës për 90 minuta. Pra mund të bëjmë punë intensive brenda 90 minutave dhe pastaj duhet të merremi me diçka tjetër. Nëse vazhdon të merresh me diçka për më shumë se një orë e gjysme, do humbasësh efektivitetin dhe vëmendjen e njerëzve rreth teje.
Allan Zeman, themelues i Lan Kwai Fong Group

Gjëja më e rëndësishme në jetë është balanca. Të jesh drejtues i një kompanie të ve vazhdimisht nën presion dhe mund të të konsumojë. Balancimi i jetës tënde do të bëjë më të fortë dhe më të zotë në atë që bën. Gjithashtu duhet të ushtrohesh fizikisht. Aktivitetet fizike të pastrojnë trupin dhe mendjen dhe largojnë stresin. Kështu do të bësh biznes të mirë dhe do të jesh një njëri i mirë.
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com