LIBI - Lideri libanez Mohammed Magarief, i kërkoi personalisht ndjesë Sekretares së Shtetit Hillary Clinton për sulmin në konsullatën në Benghazi.
Sekretarja e Shtetit Amerikan Hillary Clinton u takua me liderin e Libisë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë fjalimit të mbajtur në New York, Mohammed Magarief përfitoi nga rasti për të kërkuar ndjesë për sulmin në Benghazi parë gjatë këtij muaji, ku u vranë katër Amerikanë, ambasadori Christophet Stevens si dhe tre zyrtarë të tjerë.

"Zonja sekretare, përfitoj nga rasti që të rikonfirmoj edhe një herë se ajo çka ndodhi me 11 shtator me shtetasit amerikanë, nuk përfaqëson në asnjë moment vullnetin e popullit të Libisë, aspiratat e tyre, shpresat si dhe ndjenjat e tyre kundrejt popullit Amerikan.", tha Magarief.

Magarief u shpreh gjithashtu se, pavarësisht të gjithave, presidenti dhe qeveria Libaneze janë partnerë të patundur të Shteteve të Bashkuara. Ai falënderoi autoritetet amerikane për mbështetjen e dhënë deri më tani si dhe konfirmoi bashkëpunimin lidhur me investigimet e sulmit në konsullatën amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po investigojnë në bashkëpunim më Libinë lidhur me këtë çështje, në mënyrë zbardhjen e sulmit që i kushtoi jetën diplomatëve amerikan.