Liderët e opozitës në konferencë:
Thaçi u zgjodh me bekimin e Vuçiç

Liderët e opozitës në konferencë:<br />Thaçi u zgjodh me bekimin e Vuçiç
Menjëherë pas zgejdhjes së presidentit të ri të Kosovës të shumë debatuar dhe të papranuar nga opozita kanë qënë këta të fundit të cilët përmes një konference për shtyp kanë kundërshtuar me forcë që këtë post ta marrë Hashim Thaçi.

I pari i VV'së, Visar Ymeri, tha se Hashim Thaçi nuk mund të jetë president i Republikës së Kosovës, pasi sipas tij ai u zgjodh me anë të ndërhyrjeve të dhunshme policore ndaj deputetëve të opozitës dhe qytetarëve protestues.

Po ashtu, Ymeri tha se kjo u bë përmes një terrori psikologjik ndaj deputetëve të koalicionit dhe të tjerëve në Kuvend. Këtë Ymeri e mbështeti në faktin se Thaçi në raundin e parë të votimeve mori vetëm 50 vota.

Sipas tij Thaçi president u zgjodh me bekimin e Vuçiçit

“Sot Kosova e ka në maje të shtetit një njeri, i cili nuk do ishte aty pa përkrahjen e Serbisë”, tha ai.

Në anën tjetër, kryetari i AAK'së, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria Thaçi-Mustafa është e dështuar.

“Është konstatim i të gjithëve se regjimi Mustafa Thaçi ka dështuar në politikën e jashtme dhe në anëtarësimin në UNESCO”.Tutje ai tha se shkelësit e Kushtetutës do të ndëshkohen nga qytetarët, derisa tha se kjo nuk është ngritje por barrikadim i tyre.Jemi të vendosur të vazhdojmë deri në zmbrapsjen e këtyre që kanë kap shtetin e Kosovës”, tha Haradinaj.

Fatmir Limaj, lider i NISMË's për Kosovën, tha se kolegët e tij deputetë kanë lëshuar një rast për të refuzuar kandidatin e propozuar nga koalicioni.

“Ata iu nënshtruan presionit dhe kësaj elite politike. Jo vetëm që nuk u largu kriza, por nga sonte Kosova u zhyt edhe më shumë në krizë. Mbi 70 për qind të qytetarëve të Kosovës janë të pakënaqur me zhvillimet në Kuvend. Ishte një der ë e vogël sa ishte institucioni i presidentes dhe një mundësi për të dalë nga kriza, por nga sot u përmbyll edhe kjo derë”, tha Limaj. 

Opozita e Bashkuar nuk do të ndalet 
Betejat dhe protestat tona do të vazhdojnë. Kundërshtimi i dy temave; formimit të “Zajednicës” dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të jetë edhe më i fortë. Kështu u tha në konferencën e Opozitës së bashkuar ku folën kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. 

Ndërkaq, procesi i zgjedhjes së presidentit nën ushtrimin e një dhune të madhe, vetëm sa e ka thelluar edhe më shumë krizën në vend. Poashtu, e ka rritur edhe më shumë iritimin e qytetarëve ndaj Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. Ky thellim i kapjes së shtetit nuk do të kalojë dhe qytetarët që e kundërshtojnë këtë klikë uzurpatore do të ngadhnjejnë. 

Kuvendi i cili ka një kohë që funksionon si Kuvend jolegjitim ka marrë sot një vendim skandaloz që u shpreh përmes dhunës ndaj deputetevë të opozitës së bashkuar me ç’rast u përjashtuan në mënyrë të paligjshme 11 deputetë opozitarë. Kjo u bë arbitrarisht nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. E tëra u bë që Hashim Thaçi është të zgjidhet president. Ai është zgjedhur president pasi i ka nxjerrë zvarrë deputetët opozitarë. Zgjedhja e tij vjen, pas arrestimit të katër deputetëve të opozitës, Salih Salihu, Bali Muharremaj, Shqipe Pantina dhe Ismajl Kurteshi.

Hashim Thaçi është zgjedhur president vetëm pasi e ka mbushur Kuvendin me polici. Është dashur të rrihen deputetët opozitarë, të krijohet një parlament ku ka vetëm parti qeveritare, që ai të zgjidhet president. Ai do të jetë presidenti më përçarës i Kosovës. Për opozitën, Hashim Thaçi kurrë nuk ka për të qenë president legjitim. 
Presidentin e Kosovës e zgjodhi bekimi nga Vuçiqi. Hashim Thaçi sot është president për shkak të pranimit të tij nga Lista Serbe, pra nga përkrahja e Qeverisë së Serbisë. Për të siguruar praninë e tyre, ai ka shitur sovranitetin e Kosovës. Hashim Thaçi është bërë president pasi ka blerë votat e atyre që nuk e votuan në raundin e parë. Ky është pretendenti për president, një njeri që i fiton votat me blerje, shantazhim apo joshje. 

Hashim Thaçi është bërë president duke shtypur protestuesit. Ai ka urdhëruar policinë të heqë kampin me tenda që kishte marrë karakterin e një infrastructure kundër regjimit. Kjo u bë edhe pse ai kamp paqësor ishte në ato momente i banuar vetëm nga të moshuar paqësorë. Ai kamp kishte leje deri në datën 8 mars. Përveç kësaj, Hashim Thaçi ka përndjekur protestuesit nëpër rrugicat e Kodrës së Trimave. Ai i ka mbushur kulmet e banesave me snajperë, për të kërcënuar popullin e tij. 
Zgjidhja e vetme për Kosovën janë zgjedhjet e lira demokratike që do ta kthenin legjitimitetin demokratik në këto institucione. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni