Liderët e Preshevës, letër qeverisë
shqiptare para mbledhjes në Prizren
Liderët shqiptarë nga Kosova Lindore pak ditë para mbledhjes së dy qeverive asaj të Tiranës dhe Prishtinës i kanë dërguar një letër qeverisë shqiptare mbi Luginën e Preshevës.
PRESHEVË - Liderët shqiptarë nga Kosova Lindore pak ditë para mbledhjes së dy qeverive asaj të Tiranës dhe Prishtinës i kanë dërguar një letër qeverisë shqiptare mbi Luginën e Preshevës.
Siç transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” me qendër në Zvicër, letra i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe aty janë paraqitur disa rekomandime mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevë dhe përfshirja e kësaj çështjeje në bisedimet dypalëshe.
Në këtë letër fillimisht përshkruhet situata e rëndë politike dhe ekonomike në Luginën e Preshevës, e cila mori hov sidomos pas largimit të lapidarit të UÇPMB-së dhe si pasojë e politikave diskriminuese nga qeveria serbe.
Më pas janë paraqitur një sërë rekomandimesh, ku kërkohet ndihmë nga Tirana zyrtare, për të tejkaluar këtë situatë me qëllim përparimin e proceseve në Luginën e Preshevës në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Një ndër kërkesat elementare të përfaqësuesve nga Lugina e Prshevës, drejtuar qeverisë shqiptare, janë edhe mbështetja e qeverisë shqiptare në sferën e arsimit, shëndetësisë, kulturës, zhvillimit ekonomik dhe informimit, ndërkohë që sot në Luginë disa media mbështeten dhe financohen nga qeveria serbe.
“Gjendja aktuale në tri komunat shqiptare në këtë pjesë të Serbisë mbetet edhe më tej e vështirë si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht, situatë kjo e cila është reflektuart negativisht edhe në zbrazjen e Luginës, sidomos nga të rinjtë, të cilët largohen në vendet perendimore, kryesisht në vendet anëtare të BE-së.
Liderët politikë të Bujanocit dhe Preshevës kërkojnë nga autoritetet shqiptare, që në kuadër të bashkëpunimit rajonal të mbështesin zhvillimet dhe proceset në Luginën e Preshevës në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe ato rajonale (OKB,
OSBE, KE, Parlamentin Europian etj).
Kjo me qëllim zbutjen e papunësisë në këtë rajon, i cili konsiderohet më diskriminuari dhe më i varfri në këtë pjesë të Evropës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.5%
-
Jo
41%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5625
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15