Liderët ​europianë e kërcënojnë
me gjobë, Facebook kundër ISIS

Liderët ​europianë e kërcënojnë<br />me gjobë, Facebook kundër ISIS<br>
Facebook deklaroi se përpjekjet për të përdorur inteligjencën artificiale dhe teknika të tjera të automatizuara për të fshirë postimet e lidhura me terrorizmin janë “duke sjellë fryte" por nevojitet më shumë punë.

Firma tha se 99% e materialit që tani heq nga Al Qaeda dhe i ashtuquajturi Shtet Islamik zbulohet së pari nga kompania dhe më pas  nga përdoruesit e saj.

Por u pranua se duhej të bënte më shumë punë për të identifikuar grupe të tjera.

Facebook ka arritur të krijojë një system që i lejon të fshijë në mënyrë automatike të gjitha fotot, videot apo tekstet me përmbajtje të ISIS. Teknologjia e përdorur kap çdo material që ka flamurin ose logon e ISIS duke e bllokuar riprodhimin në masë të gjërë për përdoruesit në mbarë botën.

Gjithsesi ky system nuk mund të japë rezultat 100% në çdo rast të mundshëm.

"Një sistem i projektuar për të gjetur përmbajtje nga një grup terrorist nuk mund të përpunojë të dhëna për një tjetër për shkak të gjuhës dhe dallimet stilistike në propagandën e tyre," shkroi Monika Bickert, shefja e politikës globale Facebook-ut dhe Brian Fishman, kreu i firmës i politikës kundër terrorizmit.

"Por shpresojmë që me kalimin e kohës të mund të zgjasim me përgjegjësi dhe efektivitet përdorimin e sistemeve të automatizuara për të zbuluar përmbajtje edhe nga organizatat terroriste rajonale".

Kryeministrja britanike, Theresa May, pranoi në shtator se Facebook dhe kompanitë e tjera të teknologjisë kanë bërë përparim në përpjekjet e tyre për të trajtuar këtë çështje, por ka shtuar se ata ende kanë nevojë për të punuar ", më tej dhe më të shpejtë".

Kryeministria May, së bashku me disa liderë të tjerë evropianë, ka thënë se dëshiron që materiali që lidhet me terrorizmin të fshihet brenda dy orëve pas publikimit.

Është lënë të kuptohet se mosrespektimi mund të çojë në dënime të rënda financiare për kompaninë.

a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg