Liderët botërorë reagojnë për tragjedinë e Parisit

/ATSH-ANSA/ - Tragjedia e Parisit, ku kanë humbur jetën të paktën 120 persona ka sjellë reagimin e liderëve botërorë. Më poshtë vijojnë disa prej tyre:
Presidenti amerikan, Barack Obama: Ky ishte një sulm kundër civilizimit dhe vlerave tona të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë.
Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton: Njoftimet që vijnë nga Parisi janë të tmerrshme. Lutemi për viktimat.
Presidenti I Këshillit Evropian, Donald Tusk: Po ndjek I tronditur ngjarjet në Paris. Ndjenjën më të lartë të simpatisë për popullin francez.
Kryeministri britanik, David Cameron: Jemi gati për cdo ndihmë për popullin francez.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel: Të gjitha lutjet tona të shkojnë për viktimat e Parisit.
Presidenti rus, Vladimir Putin: Njoftime të tmerrshme po vijnë nga Parisi. Gjithë mbështetjen tonë për autoritetet franceze.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh