Liderët e Luginës: Vizita e Ramës
i dha hov shpresës së shqiptarëve

Liderët e Luginës: Vizita e Ramës<br />i dha hov shpresës së shqiptarëve
Gati një javë pas vizitës së tij në Serbi vazhdon të jetë e fortë jehona e mesazheve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Politikanët lokalë në Luginën e Preshevës, përveç vlerësimeve për rëndësinë historike të kësaj vizite, janë të bindur se tashmë është hapur një faqe e re, jo thjesht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë, por mbi të gjitha për zgjidhjen e çështjes së të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë pjesë të Serbisë.
 
ragmi mustafa

Kryeministri shqiptar Edi Rama në Beograd shënoi një fitore të Shqipërisë karshi Bashkimit Europian duke qenë i çiltër, duke qenë i hapur dhe duke qenë shumë real. Anjëherë në retorikën dhe fjalimin e tij nuk ka përdorur një imagjinatë nga e kaluara, por një imagjinatë për të ardhmen duke lënë pas të gjitha papajtueshmëritë mes Serbisë dhe Shqipërisë nga e kaluara, duke qenë i gatshëm për të lënë pas dhe të gjitha ato mizori që Serbia ka bërë ndaj shqiptarëve qoftë në Kosovë, në Luginën e Preshevës  apo gjetiu për historinë e kaluar dhe për të ndërtuar një rrugë të re të hyrjes në Bashkimin Europian”, - shprehet Ragmi Mustafa, kreu i komunës së Preshevës.
 
Kryeministri Edi Rama zgjodhi pikërisht ndalesën e tij në komunën e Preshevës ku dhe u nderua me titullin “Qytetar nderi”, për të njoftuar arritjen e një marrëveshje me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, mbi njohjen  e diplomave shqiptare nga ana e Beogradit zyrtar.

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi shprehet se kjo vizitë padyshim që hapi debatin e rëndësishëm për të drejtat e shqiptarëve, për të cilat tashmë pritet të shihen rezultate konkrete. 

riza halimi

Për ne ka një peshë të posaçme kjo që u hap një debat pas këtij takimi dhe pas deklaratave të kryeministrit Rama në Beograd. Tashmë është shumë aktual dhe ka reagime fillimisht të ashpra lidhur me kërkesën që shqiptarët e Preshevës të kenë të drejta të njëjta sikur serbët në Kosovë dhe ky debat edhe pse në këtë moment është i ashpër, besoj se do të jetë produktiv në periudhën që vjen”, thotë Halimi.

Politikanët shpresojnë shumë që kjo vizitë e kryeministrit Rama ti japë një hov shpresës për shqiptarët e vecanërisht për të rinjtë, të cilët po largohen në mënyrë massive për shkak të gjendjes së vështirë dhe mungesës së perspektivës reale.

galip beqiri

Lugina po mbetet e zbrazët gjithnjë e më tepër, studentët, rinia po ikën në vendet perëndimore, e shpresoj që ka qenë një mësazh i fuqishëm si ndaj Serbisë që të kujdeset ndaj shqiptarëve se cfarë lojërash janë duke luajtur, si edhe ndaj faktorit ndërkombëtar që t’i marrë e përkrahë pakicat kombëtare sepse ne vend tjetër nuk kemi. Shpresoj se kjo vizitë do të jetë vizitë që shqiptarët e Luginës së Preshevës në të ardhmen të marrin frymë edhe më lirshëm. Sepse marrëveshjet që janë bërë mes Ramës e Vucic ne shqiptarët e Luginës së Preshevës na kanë gëzuar së tepërmi, sidomos studentët”, deklaron Galip Beqiri, Kryetar i Keshillit Kombëtar Shqiptar.
 
lideret e lugines

Megjithatë kreu i Komuës së Preshevës, Ragmi Mustafa shprehet pas kësaj vizite, edhe vetë lidershipi shqiptar në Luginë do ta ketë më të lehtë të ulet në bisedime me autoritetet serbe për t’i kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre, të paraqitur më shumë se një vit më parë me anë të ashtuquajturit “plani 7 pikësh”.

Ndërkohë me këtë paraqitje të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd dhe në Luginë të Preshevës padyshim se ka vetëdijësuar në masë të konsiderueshme gjithë opinionin serb se Lugina e Preshevës është një problema i cili duhet zgjidhur. Këtë kanë vlerësuar edhe autoritetet ndërkombëtare të instaluara në Beograd të cilat padyshim se janë të interesuara të sponsorizojnë një zgjidhje të tillë politike në mënyrë që të ndahen gjithmonë politika serbe nga e kaluara”, thotë Mustafa.

Edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile apo medias në Preshevë, shprehen optimistë se kjo vizitë do të sjellë jo thjesht një marrëdhënie të re mes Shqipërisë e Serbisë, por veçanërisht zgjidhje praktike për shqiptarët e Luginës, megjithëse janë disi mosbesues karshi politikës serbe.

belgizm kamberi

Unë mbetem optimist tanimë që marrëdhëniet hqiptaro-serbe fillojnë të kenë raport që do të orientohen në bashkëpunim të ndërsjelltë. Por ajo që është me rëndësi është që Shqipëria ka filluar pas 24 vjetësh të merret seriozisht me shqiptarët jashtë Shqipërisë. Por unë nuk jam shumë optimist sa i përket qajses së Serbisë e cila mbetet një qasje hegjemoniste, ekspansioniste qoftë në raport me Kosovën apo Bosnjen, por aq më tepër një qasje e cila përvec aspektit europian e ka një element pro rusë që po ndikon në politikën e saj”, - shprehet Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut
isuf memeti



Vizitës së Ramës në Serbi i është dhënë një puls mediatik aq të fuqishëm saqë në Luginë të Preshevës nuk mbahet mend se kaq media ishin prezent në Luginën e Preshevës, kjo ishte hera e parë që u përcoll. Kryeministri Edi Rama vizitoi shqiptarët e Luginës dhe solli një mesazh shumë të rëndësishëm, një shpresë se këta qytetarë duhet të qëndrojnë këtu dhe duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e veta ashtu sic i kanë në vendet e Rajonit”, tha Isuf Memeti, drejtor i RTV Aldi.


Duke përmendur të drejtën kushtetuese për mbrojtjen e shqiptarëve kudo që jetojnë, Rama tha se qeveria e tij do të mbrojë me cdo ksht interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të shkelura në mënyrë të pamerituar, sipas tij.

Nga Lugina e Preshevës Rama tha se gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin serb në Beograd, i bëri të qartë  se shqiptarët nuk kanë asnjë beteje për Shqipërinë e Madhe por për një Europë të madhe që ka nevojë për të gjithë shqiptarët.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?