Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Partisë Socialiste për Intergrim kanë dalë nga selitë e partive të tyre dhe janë nisur drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Atje ata aënë bashkuar me protestuesit të cilët janë vendsour tani në zonën ku është paralajmëruar të mbahet tubimi.
Lideri i Partisë Demokratike shoqërohet nga bashkëshortja e tij ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është parë të ecë mes protestuesve duke mbajtur për dore një vajzë të vogël.
Lulzim Bashës i është bashkuar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe së bashku kanë marshuar drejt sheshit ku do të mbahet protesta.
Lajmi kryesor:
5 orë flakë e bomba molotov Kryeministrisë, opozita mbyll protestën (VIDEO + FOTO)









