TURQI - Lideri i burgosur kurd, Abdullah Ocalan, ka shpallur armëpushim mes luftëtarëve të tij dhe Turqisë, lajmërim. që është konsideruar si historik pas shumë viteve lufte mes tyre.

Njoftimi vjen pas disa muajsh bisedimesh ndërmjet forcave të Partisë separatiste kurde dhe zyrtarëve të inteligjencës turke zhvilluar në një ishull në Detin Marmara, ku ai ndodhet në një burg, që prej arrestimit të tij nga forcat speciale turke në Kenia në vitin 1999.

Deklarata e Oçalanit mund të sjellë një fillim të ri të bisedimeve të paqes me Turqinë, ku më shumë se 40 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e luftës gati 30-vjeçare për krijimin e një vendlindje etnike kurde në jug-lindje të vendit.

Zgjidhja e çështjes kurde do t’i heqë një barrë të madhe Turqisë, e cila është një nga kushtet e kandidimit të saj për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Çështja kurde është aktualizuar në Turqi, që nga koha kur Recep Tajip Erdogan u bë Kryeministri i vendit dhe sipas analistëve një tjetër sfidë e shtetit turk pas armëpushimit është carmatojsa e militantëve të Partisë separatiste kurde.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)