Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny ka themeluar partinë e re politike, megjithëse ai nuk mori pjesë në themelimin e partisë së tij, për shkak të dënimit me burg për organizimin e protestave kundër presidentit Vladimir Putin.
Partia e re do të quhet “Rusia e së Ardhmes”. Themelimi i kësaj partie u bë në një konventë të mbajtur në Moskë ka njoftuar Lybov Sobol, bashkëpunëtore e Navalnyt.
Sobol, përmes një postimi në Twitter ka thënë se:

Partia nuk është regjistruar ende formalisht në Ministrinë ruse të Drejtësisë. Qëllimet e partisë përfshijnë ndryshime të gjera dhe reforma reale, përfshirë këtu reforma në sistemin e drejtësisë duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që paratë e buxhetit të mos shpenzohen në jahte dhe pallate.
Lybov Sobol, bashkëpunëtore e Navalnyt
Një gjykatë në Moskë e ka dënuar kritikun e Putinit, Aleksei Navalny me 30 ditë burgim, për shkak të organizmit të protestave anti-qeveritare më 5 maj.
/Shqiptarja.comKomente
