Lideri Vendola: Jam 54 vjeç,dua
të martohem me partnerin tim

Lideri Vendola: Jam 54 vjeç,dua<br />të martohem me partnerin tim
ITALI - Në një debat mes liderit të Sel, Nichi Vendola dhe presidentit të asemblesë kombëtare të Pd, Rosy Bindi, është diskutuar për të drejtat e homoseksualëve.

Bindi është shprehur se në Itali objektivi është njohja e lidhjeve mes homoseksualëve, por jo të martesës midis tyre, duke i qëndruar besnike Kushtetutës.

Ndërkohë kundërpërgjigjia e Vendolës ka patur në fokus të saj mbrojtjen e këtyre martesave. “Unë jam 54 vjeç dhe dëshiroj të martohem me partnerin tim.

"Si individ dhe si i krishterë dua t’i kërkoj shtetit tim dhe kishës sime arsyen pse projektet e dashurisë nuk mund të çlirohen nga këto mendësi që kanë plagosur jetët tona”, është shprehur Vendola.

Gjithashtu ka shtuar se në qoftë se nuk rishikohen këto ligje në Kushtetutë, atëherë vendi kthehet me standartet e një republike me karakter islamik.

Sipas Vendolës, duhet të vendosen të drejta të plota për martesat gay dhe jo të drejta gjysmake.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social