Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për gjendjen ekonomike e sociale të banorëve në Kosovë. Me këtë rast ai ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë e real me Shqipërinë e që sipas tij nuk duhet të jenë vetëm sa për sy e faqe. “Ka ilaç për këtë varfëri: ardhja në pushtet e atyre që janë si shumica e që nuk duan të shkëputen prej saj.
E atyre që nuk e shohin politikën si mundësi për të pasuruar veten, por shumicën së pari e bashkë me të edhe veten. E atyre që nuk duan të vjedhin dhe që dinë të zhvillojnë, me një program alternativ ku ndërthuret mbrojtja dhe nxitja e prodhimit vendor dhe e sipërmarrësve të vegjël e të mesëm, bashkimi i kapitalit shtetëror e atij privat për rigjallërimin e industrive dhe sektorëve strategjikë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë e real me Shqipërinë, jo sa për sy e faqe” shprehet ai në një intervistë për gazetën “Zëri”.
Më tej, Kurti komenton edhe takimet mes Thaçit e Vuçiçit, që sipas tij kanë prodhuar një taktikë për pushtet. “Takimet e vazhdueshme të Thaçit e të Vuçiçit siç duket nuk prodhuan vetëm skenarin e ndarjes së Kosovës, që e kundërshtuam masivisht në protestë në 29 shtator. Por paskan prodhuar edhe një taktikë për pushtet.
Vuçiçi siç duket është i gatshëm të bëjë shumëçka me kusht që në krye të Kosovës e në krye të dialogut të mbetet Thaçi. Madje nuk është çudi që në kuadër të kësaj aleance të fshehtë Vuçiç – Thaçi, Presidenti i Serbisë të lejojë edhe një qeveri të Kosovës ku Listën Serbe do ta zëvendësonte ndonjë pseudoopozitë shqiptare me kusht që kështu të zgjatej qëndrimi i PDK-së në pushtet” thotë ai.
ti je nje fllucke sapuni i sali berishes
PërgjigjuLuli I kosoves;nje grindavec,maskara qe futi ne politike tymin,minat dhe beri fakt te modes sepse keshtu e mesojne rusoserbet!
Përgjigju